Edhe legjenda Lorik Cana në Big Brother VIP? Burimet bëjnë me dije se…

Numërimi mbrapsht ka filluar: “Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim në 5 tetor dhe kurioziteti i publikut është i madh, pas 4 vitesh pauzë.

Që kur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur, kryesisht këngëtarë, moderatorë e aktorë.

Mirëpo, deri tani asnjë futbollist, e duket se i pari i përzgjedhur është një nga më të sukses’shmit e më të dashurit. Bëhet fjalë për Lorik Canën, që thuhet se ka marrë ftesë nga BB VIP, siç konfirmojnë burimet për Prive.

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares, Lorik Cana po qëndron këto kohë në Shqipëri, sepse është i angazhuar në një nga platformat televizive si imazh dhe analist i sportit.

Megjithatë, sipas Prive, nuk dihet nëse angazhimet do ta pengojnë Lorikun, si shumë personazhe të tjerë, në një vendim përfundimtar.

Por, do të ishte interesante, ta shihnim futbollistin jashtë fushës së gjelbër, në këtë reality-show, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mbetet të presim 5 tetorin, për të zbuluar më shumë rreth personazheve e gjithçka tjetër lidhur me këtë format të suksesshëm, që shqiptarët e kanë pritur me padurim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...