E papritur/ Alvisa përlotet dhe lë studion, ish i dashuri bëhet pjesë e programit

138

Alvisa është larguar nga studio e Për’puthen Prime pasi ish i dashuri i saj është bërë pjesë e programit.

Rreth 5-6 muaj para nisjes së programit, i kanë dhënë fund romancës dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri tjetrin.

Hysen Rama, me të cilin ka pasur 3 vjet lidhje foli pas largimit të Alvisës duke thënë:

“Kur kam bërë aplikimin, nuk e kam ditur për Alvisën veçse kur e kam parë. Me Alvisën kemi qenë të lidhur për 3 vite dhe për aq sa ishim, ishte diçka e bukur por çdo gjë mes nesh ka përfunduar. Nuk gjendeshim më tek njëri-tjetri. Thjesht mbaroi…”

Menjëherë pas Alvisës, edhe Bruno ka dalë jashtë për t’i qëndruar pranë./tch

Lexo edhe:   E hoqën nga puna pas 30 viteve në ekran, prezantuesja shqiptare reagon ashpër