Bora Zemani insiston se është single, Atdheu çudit me deklaratat e fundit: Ku je oj nuse?

Ditët e fundit, është përfolur kudo në mediat rozë për një lidhje të mundshme të moderatores Bora Zemani me Atdhe Xharavinën, ish-konkurrentin e “Për’puthen”, programin që vetë Bora drejton.

Megjithatë, prezantuesja vazhdimisht ngulmon se ajo është ‘single’ dhe se mes tyre nuk ka asgjë. Madje, edhe sot, moderatorja, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, sërish tha se ajo nuk ka kohë, dhe fokusi i saj është puna dhe Arbori, djali i saj.

Mirëpo, Atdheu nga ana tjetër, nuk i ndal aspak deklaratat e tij befasuese.

Pak më parë, ish-konkurrenti i “Për’Puthen” ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e tij, teksa ka publikuar një video në Instastory ku ka shkruar: “Ku je oj nuse?”

Kaq është dashur dhe ndjekësit kanë vazhduar me komente, që indirekt i referohen Borës, madje nje prej ndjekësve ka përshkruar karakteristikat e “nuses” së Atdheut, që çuditërisht përputhen me ato të Borës.

Ndaj, nuk dimë më ç’të mendojmë! /News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...