“Të dy ishin bij nënash”/ Nëna e Aldi Ramës publikon foton e të birit, vërshojnë komentet

165

Valbona Kolgjini, nëna e Aldi Ramës ka publikuar fotografinë e të birit pasi e përcolli për në banesën e fundit ndërsa nuk kanë munguar ngushëllimet nga të afërmit e miqtë.

Në komente, pjesa më e madhe shkruanin se nuk e besojnë që ka ndodhur kjo gjë, ndërsa një e afërme i shkruan: “Zoti të dhëntë forcë, qoftë banor i xhenhnetit, ëngjëll ishte. Zoti i gjykoftë ato që e dënuan”.

Ndërsa një tjetër kujtoi se si u largua nga jeta Aldi Rama, i cili qëlloi veten pasi i mori jeten nënkomisarin e Krimeve, Saimir Hoxhën. “Ngushëllime për të dyja familjet. Të dy ishin bij nënash, jeta kjo është… Mjafton një moment dhe çdo gjë mbaron. T’ju ketë lënë uratën”, shkroi një tjetër i afërm i Kolgjinit.

Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar.

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e së martës (28 shtator) në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama qëlloi drejt nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili i kërkoi të dilte nga makina për kontroll, por 21-vjeçari zgjodhi t’i përgjigjej duke e qelluar per vdekje dhe t’ia mbathte nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe:   FOTO / Çmenduri e Turizmit Shqiptarë, në jug, 8 mijë lek një kokërr vezë