“Shpirti i motrës prehu në paqe se gocën do ta rris unë, ashtu siç doje ti”, motra e 24-vjeçares që humbi jetën nga Covidi përlot rrjetin me dedikimin e saj

143

Xheni Kaba është 24-vjeçarja, e cila humbi jetën këtë të premte ne Turqi, ku ndodhej për kurim të specializuar për koronavirusin.

Pas ngjarjes tragjike, ka reaguar me një dedikim rrëqethës motra e 24-vjeçares, ku ndër të tjera, thotë se vajzën që la jetime e reja, do e rrisë ajo vetë “sic ti kishe endrra qe nuk tu realizuan kurre”.

“O shpirti im o xhen pse motra pse ike kshu, si do jetoj une pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim. Ti ishe nje lule e pa celur akoma po se Zoti ve dore te njerzit e mire.

O Zot pse, o sa gjera kam per te te then o xhan i motres. Gjerat e tua te mira nuk kane fund po Zoti nuk te la me, te donte afer vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajs.

Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu realizuan kurre. Sa mall kam per ty o drita ime”, shkruan e motra, Linda Kaba.

Lexo edhe:   PROJEKT PËR PASTRIMIN E KANALEVE KULLUES NË SHKODËR