Nipi i tij i mori jetën policit Saimir Hoxha, arrestohet dhe burgo set xhaxhai i Aldo Ramës

168

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Baki Ramën, xhaxhain e 21 vjeçarit Aldi Rama, i cili ndërroi jetë pasi u vetëqëllua tre ditë më parë. I riu gjithashtu me pare i kishte marre jeten policit Saimir Hoxha.

Mësohet se Baki Rama ka qenë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një vepër penale që ka kryer, por kur ka parë se nipi i tij ishte vetëqëlluar në kokë dhe po dërgohej me urgjencë në spital, ai ka dalë nga shtëpia.

Në këto kushte kur ka thyer masën e sigurisë, Baki Rama është arrestuar nga Policia dhe Gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në burg.

Lexo edhe:   Del nga spitali psikiatrik Blerta e mbijetuara e vetme e familjes, çfarë ka ndodhur me të këto ditë