Ndryshon Leja e Qarkullimit për automjetet, kreu i Drejtorisë së Patentave jep detajet

106

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shoferët.

Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti, ndërsa kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka dhënë detaje mbi dokumentin e ri, duke konfirmuar se do të kushtojë më lirë.

Po ashtu leja e re e qarkullimit që pritet të ndryshojë do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë.

Me një postim në Facebook, ai shkruan se leja e re e qarkullimit do të kushtojë më lirë, nga 3500 lekë në 2100, pra 40% më pak dhe nuk do të ketë afat vlefshmërie. Po ashtu leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë,

ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë. Gonxhja shkruan se leja e re do të përfshijë të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj..

Lexo edhe:   Tërmeti i fuqishëm shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda