Ndryshim i madh së shpejti, vjen njoftimi i rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve

160

Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti, ndërsa kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka dhënë detaje mbi dokumentin e ri.

- PUBLICITET -

 

Me një postim në Facebook, ai shkruan se leja e re e qarkullimit do të kushtojë më lirë, nga 3500 lekë në 2100, pra 40% më pak dhe nuk do të ketë afat vlefshmërie. Po ashtu leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë.

 

Gonxhja shkruan se leja e re do të përfshijë të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj..

 

“Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor! Avantazhet direkte për qytetarët: Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%! Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale! Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj! Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!

 

Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale! Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar! Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi e DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj! Personalizimi me puntim!”, shkruan ai.

Lexo edhe:   Arrestimet për tenderin e uniformave të policisë, Lala zbulon prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’

 

Po ashtu kreu i DPSHTRR shkruan se kjo leje zvogëlon në maksimum mundësinë e manipulimit të të dhënave dhe eliminon nevojë për leje ndërkombëtare mjeti. Ai sqaron se leja e re nuk do të jetë e detyrueshme për ata qytetarë që kanë lejen aktuale të mjetit.

 

“Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit! Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!

 

Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet! Sqarim: Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!”, thekson Gonxhja.