“Ke ndenjur mbas fustanit të Gridës” Evi Kokalari e provokoi, ja si reagon Ervin Salianji

364

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD së ish-kryeministrit Sali Berisha, duket se situata mes demokratëve është e tensionuar.

Së fundmi ka patur një përplasje mes aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari dhe deputetit të PD Ervin Salianji.

Ai ironizoi në një deklaratë se nuk e njihte Kokalarin, por dhe ajo nuk ka ndenjur pa reaguar.

Me anë të një mesazhi, Kokalari thumboi Salianjin, duke i thënë se nëse do të rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do të kishte arritur ta njihte.

“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruajti ajo.

Pikërisht për këtë status të Evi Kokalarit, Salianji u pyet sot në emisonin ‘Breaking’. Ai tha se nuk iu përgjigjet njerëzve që marrin mikrofonin për të folur, se sipas tij janë persona që kanë mllef ndaj kujtdo.

“Unë nuk i përgjigjem qytetarëve që marrin mikrofonin në këto takime, edhe në komente kur shkruajnë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, që boshësia e tyre bëjnë që të kenë mllef me çdo personazh. Edhe ajo ashtu është”, tha Salianji.

Lexo edhe:   I përfshihet emri në listën e PD, reagon Fatlum Nurja në Shkodër: Nuk kam firmosur asgjë!