Grida Duma braktis Lulzim Bashën?/ Deputetja nxjerr “zhveshur” kreun e PD-së

453

Deputetja demokrate Grida Duma bëri me dije se zyrtarisht në PD nuk ka pasur informacion lidhur me vendimin non grata për Berishën.

 

Vetëm Grida dhe ndonjë tek tuk i kishte mbetur Lulzim Basha.

 

Por edhe deputetja Duma, ka dalë kundër tij, duke zbardhur gënjeshtrat e tij.

 

Në “Drejt” nga Luan Rama, ajo ka thënë se në PD sigurisht që ka nevojë për diskutim dhe kritikë, edhe pse një gjë e tillë është kthyer në snobizëm në raport me PD-në.

 

Ajo ka thënë më tej, se në PD, zyrtarisht nuk ka pasur për vendimin non-grata për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke nxjerrë kështu zbuluar Bashën, i cili me 9 Shtator doli në media për të njoftuar përjashtimine Sali Berishës nga grupi parlamentar, pa u konsultuar me strukturat e partisë.

 

“Zyrtarisht në PD nuk ka pasur informacion se ky vendim do të trokiste, pra vendimi non grata i z. Berisha”, ka thënë Duma.

 

Ajo ka shkuar edhe më tej, duke shenjëstruar analizën për zgjedhjet e PD, që sipas saj, rikthimi në bazë për këtë gjë është sipërfaqësor.

 

‘Sigurisht që ka një analizë për zgjedhjet dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Rikthimi në bazë për këtë analizë është gati-gati sipërfaqësor.

 

Kush kanë qenë kandidatët dhe strukturat në fushatë, kemi të dhëna dhe shifra për të diskutuar, nëse ka qenë çështje organizmi, apo diçka më e madhe se sa çështjet strategjike.

 

Unë nuk kam për të thënë ndonjëherë se një parti politike nuk ka gjëra për të përmirësuar. Sigurisht që ka. Kjo është sikurse të ishim në një situatë perëndimore për të parë nga vetja. Sigurisht që unë nuk dua që elementët e brendshëm të mos bëhen. Këto diskutime bëhen përditë në PD”, është shprehur Duma

Lexo edhe:   Skadon afati, Meta nuk ka vendim për Sandër Lleshin