Gazetarja e njohur shqiptare jep mesazhin e saj rrëqethës: U diagnostikova me kancer, por zgjodha të mos plogështohem në krevat

Sot, në ditën e parë të muajit tetor që përkon me hapjen e fushatës së sensibilizimit për të gjitha gratë e vajzat për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, një mesazh kuptimplotë vjen nga gazetarja televizive Rezarta Reçi.

Gazetarja, shumë e dashur për publikun me rubrikat e saj picante si “Arratia” apo “Kur themi të dua” në radio Tirana, bashkëpunëtore e hershme edhe e newsbomb.al ka dashur të ndajë mesazhin e saj për të gjithë nenat dhe gratë shqiptare.

Rezarta tregon se u vonua në këtë proces, por falë impenjimit të mjekëve të onkologjikut, dhe vullnetit të saj, po ia del më së miri ta luftojë këtë sëmundje.

“Si gazetare radio-televizive, kam luftuar me profesionalizëm për diagnostikimin e hershëm dhe luftën e fortë kundër kancerit të gjirit. Ndërsa si Rezartë, u dorëzova! U dorëzova jo nga frika, por nga arsye të thella që lidhen me subkoshiencën time.

E lashë pas doe. Ka qenë dashuria dhe vëmendja e familjarëve dhe miqve të mi më të ngushtë, ka qenë lufta frontale e ekipit të specializua të mjekëve të Spitalit Onkologjik në Tiranë të cilët morën masa të menjëhershme jo vetëm për të më diagnostikuar,

por edhe për ta luftuar kancerin e gjirit që ishte shfaqur në trupin tim. I jam mirënjohëse atyre. I jam mirënjohëse dhe vetes që zgjodha të mos plogështohem në krevat, përkundrazi, zgjodha të bëj jetë aktive, krahas luftës kundër kancerit të gjirit.

Prandaj, ti e dashur, ju të dashura që po më ndiqni, mos ngurroni. Diagnostikohuni për kancerin e gjirit jo vetëm në muajin tetor” thotë Rezarta Reçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...