Si rrallëherë, Bora Zemani acarohet keq në Përputhen: Ore ti a je normal?

128

Moderatorja Bora Zemani është nervozuar sot në “Përputhen” pas sherrit mes Jurgenit dhe Mikelës. Kjo e fundit la studion pasi Jurgeni i përmendi edukatën familjare dhe i tha se do të bëjë çfarë të dojë.

“O Jurgen nuk janë normale fare këto që po thua. Tregon edukatën e familjes dhe pastaj viktimizohesh. Nuk janë normale të gjitha këto. I thua tjetrës se po të ofendon ty pse kërkon të bëjë çfarë të dojë”, i tha Bora Jurgenit.

Jurgeni u shpreh sot në “Për’puthen” se ka tërheqje fizike ndaj Mikelës, por nuk i pëlqejnë sjelljet dhe karakteri i saj. Por ai shkoi më tej duke e ofenduar konkurrenten, e cila u detyrua të largohet nga studio.

Jurgeni: Flet shumë, bie në kundërshtim me veten. Bie me këmbët e tua. Nuk je e qëndrueshme në karakter!

Mikela: Nëse dal në kundërshtim me veten do thosha jam në pishman që i kapa dorën Argjendit. Por nuk e bëra

Jurgeni: Ti merr zjarr kot…

Mikela: Unë marr zjarr kur kërcënohem. Më jep fakte, kur jam treguar arrogante ndaj teje?

Jurgeni: Ke treguar që nuk je e përgjegjshme me ato që bën.

Mikela: Çfarë nuk të pëlqeu?!

Jurgeni: Nuk më pëlqejnë gjërat që bën ti në takimet e para. Me Argjendin ishte ekstrem fare, nuk më pëlqen fare te një femër ajo sjellje!

Mikela: Çdo njeri e shijon si do!

Jurgeni: Çfarë mund të presësh nga ty në takimin e dytë?

Mikela: Unë nuk i bëj për ty, bëj çfarë ndjej.

Jurgeni: Nuk je te një nga pëlqimet e mia!

Mikela: Ju përdorni armë shumë të ulëta ndaj femrave…

Jurgeni: Kontrollo veten kur flet

Mikela: Ti më tregon mua edukatën familjare kur them do bëj cca të dua unë

Lexo edhe:   Klajdi, djali i Fatos dhe Xhoana Nanos tashmë burrë. Shikoni si duket ai në foton me të atin

Jurgeni: Bëje, bravo

Mikela: Edukatën e familjes nuk ma tregon dot as ti, asnjë këtu

Jurgeni: Pastaj fillon qahesh

Mikela: Ore ti je idiot apo po bën vet? Je totalisht idiot. Unë lë studion.