Pamje të frikshme/ Shoferin e zë gjumi në timon, shihni momentin kur kamioni gjigand përmbyset në mes të rrugës (VIDEO)

Shoferi i një kamioni në Malajzi, dyshohet se e kishte zënë gjumi teksa ishte duke drejtuar kamionin. Sipas policisë, dyshohet se ai kishte përdorur metamefataminë.

 

Pamjet e përplasjes dramatike u filmuan nga një motoçiklist i cili po ndiqte në një distancë të shkurtër kamionin.

 

Brenda pak çastesh, kamioni kthehet sa majtas djathtas para se të përmbyset dhe të rrëshqasë përgjatë asfaltit të autostradës Neë Lugina Klang në rajonin perëndimor të Luginës Klang.

 

Policia malajziane tha se kamioni madje goditi një motoçiklist tjetër gjatë incidentit i cili arriti të shpëtojë pa pësuar lëndime të rënda. Mendohet se shoferin 33-vjeçar e kishte zënë gjumi në kamion dhe fjetur dhe raportohet se ka rezultuar pozitiv për metamfetaminën. Raportohet se shoferi u arrestua në vendngjarje dhe më pas u dërgua në paraburgim.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...