Nga pjatalarës në milioner, emigranti shqiptar i falet meditimit: Ika në Zvicër me para borxh, ju tregoj çelësin e suksesit

Sheki Useini, shkrimtar dhe mësues meditimi, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’, aty ku zbuloi kalvarin e jetës së tij. Me një të shkuar të mbushur me ndodhira, Useini u kthye pas në vitet e emigracionit.

 

I ardhur nga Tetova, medituesi në moshën 20 vjeçare shpërngulet në Zvicër, aty ku nis punën e tij të parë si pjatalarës. Por me vullnetin që e karakterizon dhe punën e dedikuar, brenda pak vitesh arrin të kthehet në një milioner.

 

“Me para borxh kam shkuar në Zvicër. Vija nga një familje e varfër në Maqedoni. Mendoja se suksesi ishte i merituar për të tjerët dhe unë isha për të ndihmuar të tjerët që të gjejnë suksesin”, shprehu Useini.

 

Por për të, vitet e para të tranzicionit nuk ishin te thjeshta dhe atij i duhej të përshtatej fillimisht. Gradualisht mësoi gjuhën dhe u ngrit në detyrë. Meditimi e ka shoqëruar përgjatë rrugës së tij në jetë, madje e konsideron si një ndër faktorët kyç të arritjeve.

 

“Unë e kam përjetuar njësoj si Santiago i Alkimistit nga Paulo Coelho. Duhet të largohesha nga vendlindja dhe të kuptoja se çfarë fuqie kam në brendinë time.

 

Fillova të shquaj autenticitetin dhe vlefshmërinë time. Çelësi i suksesit? Ka qenë përkushtimi i vazhdueshëm dhe sistematik” shprehet Sheki Useini.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...