Nëna e 21-vjeçarit Aldi Rama, bën reagimin e parë në rrjetet sociale pas vd ekjes së të birit (Foto)

185

Nëna e Aldi Ramës ka bërë një postim në rrjetet sociale pas ndarjes nga jetë të djalit të saj, i cili mbyti veten pasi i mori jeten nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë kontrollit në automjet dy ditë më parë.

E ëma e ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit në shenjë zie ka vendosur një shirit të zi për të nderuar kujtimin e të birit.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar 24 orë nga vd ekja e të riut, në morgun e spitalit nuk është paraqitur asnjë familjar për të tërhequr trupin e tij. Transportimi drejt Durrësit është bërë falas nga agjencia funerale, ku dhe jeton e ëma bashkë me vëllain e madh.

Ndërsa i ati është zhvendosur në Greqi pas martesës së dytë. I riu prej vitesh jetonte me gjyshërit e tij në Durrës që pas divorcit të prindërve. Ai kishte pasur precedent të mëparshëm penalë.

Ditën kur kreu aktin e rende i riu duhet të ishte në arrest shtëpie, masë e vendosur ndaj tij që prej muajit maj të këtij viti, pasi lirimit nga qelia. Rama ishte arrestuar në Dhjetor.

Shokët e tij i thanë policisë se nuk kishin dijeni që Rama ishte në arrest shtëpie, pasi që prej muajit maj e kishin takuar atë çdo ditë jashtë banesës.

Lexo edhe:   Mbyllja e lojërave të fatit, Rama ka sërish një mesazh