Gati ta “djegë” në festën e beqarisë, Rudina gjithë surpriza: Kam edhe “sebepin” e mbesës, do bëj festë të madhe

428

Rudina Dembacaj është gjithë surpriza. Më e fundit përpara dasmës është festa e saj e beqarisë. Edhe këtu, aktorja e njohur ka vendosur t’i befasojë të gjithë.

 

Ajo i ka ftuar të gjithë në lokalin e saj, ku thotë se do organizojë një festë madhështore me të gjithë.

 

“Ngaqë unë s’kam bërë festë beqarie, plus ka ditëlindjen dhe mbesa ime, do jem sot aty, edhe sepse është ‘Pre-october fest’.

 

Do bëj një festë të madhe me të gjithë klientët e lokalit, ku do të kërcej aty”, ka thënë Rudina.

 

Ndërkohë, dasma e saj me Mark Frrokun është caktuar më 1 tetor, dhe sigurisht që do të ketë shumë surpriza. /revistawho.com

Lexo edhe:   “O nale o Izet”, komenti epik i Mevlanit i shkrin të gjithë në studio