E patë Përputhen? Mikela largohet e tërbuar nga studio, ja çfarë ndodhi mes konkurrentëve

Situata në “Për’puthen” ditën e sotme ka qenë kaotike dhe e gjithë rrëmuja u krijua nga Jurgeni.

Ky i fundit u shpreh se ka tërheqje fizike ndaj Mikelës, por nuk i pëlqejnë sjelljet dhe karakteri i saj. Por, ai shkoi më tej se kaq me ofendimet ndaj saj, që habiti dhje vajzat e tjera në studio. Sipas tij, Mikela preket me djemtë që në takimin e parë, ndërkohë që “nuk e dimë çfarë mund të presim nga takimet e saj të dyta e më tej”.

Mikela e kundërshtoi ashpër konkurrentin, duke theksuar se ajo bën çfarë të dojë në takimet e saj dhe se Jurgeni nuk është në takimet e saj. Por debati agravoi më tej, kur Juri i tha Mikelën “po tregon edukatën familjare”. Mikela u largua nga studio, ndërsa vajzat e tjera kundërshtuan Jurin.

Mikela: Kujt po i intereson që s’të pëlqen ty?

Jurgeni: Po tregon edukatën familjare? Mos fillo të qash më mori mami në telefon…

Ritvana: Ti nuk ke turp fare! Ç’të duhet more. I vure kapakun me këtë që the! Po nëse një vajzë do i afrohej Jurit, çfarë do bënte ai vetë?!

Tola: Nëse një vajzë të afrohet, ti do e largoje?

Jurgeni: Normalisht që jo

Tola: Jo vetëm ti, po asnjë nga ju, të tepërta këto komente, çdo kush bën çfarë do! /News3

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...