Babai i Aldit i shkatërruar: Shpirti im i përvëluar, çfarë t’u them un i shkreti tashmë dy jetimëve…

Babai i Aldi Ramës, Rufan Rama, ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” për të folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi. Ai tha se u “tmerrua kur mori vesh se cfare kishte bere djali i tij”, por sot “i përvëlon shpirti për humbjen e të birit”.

 

“Dje në mesditë më mori në telefon djali i madh dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Kur më thanë se ka goditur një polic, shpresoja që të shpëtonte. Por u tmerrova kur mësova se një 44-vjeçar humbi jetën, mbetën jetim dy fëmijë. Por, sot më përvëloi shpirti që mora vesh që djali im ndërroi jetë”, tha Rufani.

 

Ky i fundit shprehu ngushëllimet për familjen e policit të ndjerë, e me lot në sy shprehet: “Nuk kam çfarë t’u them. Çfarë t’u them fëmijëve që ngelën jetimë, gruas që mbeti vetëm? Vetëm ngushëllime.

 

Më vjen keq për familjen e Saimirit, por më dhemb edhe shpirti për djalin tim. I kërkoj falje familjes së efektivit që vr au djali im”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...