“U trondita nga kjo deklaratë e Bashës”, Blendi Fevziu ngre alarmin dhe paralajmëron zhvillimet e papritura

175

Gazetari Blendi Fevziu deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionit ‘Të paekspozuarit’ se është tronditur nga deklarata e Lulzim Bashës, i cili tha se nuk mund të mblidhet Ku bendi i Partisë Demokratike sikurse pretendon Sali Berisha.

Fevziu tha se Kuvendi duhet të mblidhet në çdo rast dhe kjo nuk varet nga kryetari, por nga statuti i partisë.

“Mua më tronditi kur e dëgjova këtë. Rregullat janë rregulla. Nëse kërkohen 1500 firma për të mbledhur Kuvendin, po ai do të mblidhet. Nëse hapim këtë lojë që gjithsecili e interpreton ligjin, nuk ka kuptim.

Sikur të dalë Rama të thotë nuk bëjmë zgjedhje për shembull.

Ligji i partisë, statuti, nuk ka interpretim. Mblidhet Kuvendi, verifikohen firmat, a janë të aftë ata të marrin vendime pastaj është gjë tjetër? Kuvendi në vetvete do të mblidhet.

Kjo deklaratë e Bashës, tregon hyrjen në një epokë të rrezikshme. Ne kemi shumë kohë që themi për Ramën që shkon në drejtim autoritarist. Nëse bie edhe pjesa formale, atëherë nuk mbetet asgjë në këtë vend. Ky vend shpërbëhet, të drejtën e ka më i forti.

Vendi ka nevojë për një rishikim thelbësor të Kushtetutës, problemet thelbësore që ka“, – tha Fevziu.

Lexo edhe:   Deputeti hedh bástin e fòrtë: Nëse Rama fiton në këtë qark, do të tërhiqem nga politika