Skandali i radhës. Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës “i fal” gjobën e majme kompanive të miellit

99

Prej kohësh tashmë, rritja e çmimit të bukës me të paktën 10 lekë nxiti jo pak pakënaqësi në mesin e konsumatorëve shqiptarë.

- PUBLICITET -

Ndërkohë, Komisioni i Konkurrencës nisi një hetim për të hedhur dritë mbi situatën e tregut të miellit, për të parë sesi justifikohet ligjërisht rritja e çmimit të bukës.

Në lidhje me rastin ishte parashikuar edhe vendosja e një gjobe, por si duket ka mjaftuar vota e tre anëtarëve që t’i falet shuma e majme 4 kompanive prodhuese të miellit në vend. Më poshtë është vendimi i Komisionit të Konkurrencës.

NJOFTIM, Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”,

në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë: Znj. Juliana Latifi Z. Eduard Ypi Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë: Znj. Leida Matja Znj. Adriana Berberi Z. Denar Biba.

Lexo edhe:   SHKODËR, DISA PUNONJËS TË BASHKISË 5 MUAJ PA PAGA