Një kamarier në Dhërmi ka bërë 8 milionë lekë bakshish gjatë sezonit veror? Habiten të ftuarit në studio

102

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa prej problematikave më kryesore që shoqërojnë turizimin, sidomos gjatë sezonit të verës.

 

Një prej tyre ishte mungesa e stafeve të kualifikuar.

 

Ekspertë turizmi dhe përfaqësues të disa biznese u shprehën të shqetësuar nga mungesa e interesit të shqiptarëve për të punuar gjatë sezonit veror, e sipas tyre, problem nuk është aspak pagesa.

 

“Një kamarier në një restorant të mirë në Dhërmi, vetëm bakshish mund të bëjë 6-8 milion lekë në fund të sezonit”, tha Ismail Hoxha.

 

Po ashtu, ai shtoi se pronarët e bizneseve kanë gjithnjë probleme me punësimin e sanitareve, pasi këto të fundit largohen nga puna nëse nuk bien dakord për pagesat e dëshiruara.

Lexo edhe:   Rrëfimi rënqethës i familjes shqiptare: Jetojnë në stallë të lopëve, familja 6 anëtarëshe përjeton kulmin e skamjes