E kishte mbajtur gjithë kohën sekret, Aurela Hoxha publikon më në fund një foto me partnerin e saj

229

Modelja, Aurela Hoxha, ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit.

- PUBLICITET -

Për sa i përket angazhimeve në jetën e saj profesionale të gjithë kemi informacione, por nga jeta private e modeles dihet shumë pak.

Ajo sot ndau një foto në Instagram ku na prezantoi partnerin:

Në ditën e Shën Valentinit, Aurela tregoi se ajo dhe partneri kanë 6 vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory. Mirëpo, nuk e dimë pse u pendua dhe ky postim u fshi më pas.

Burime ekskluzive për “iconstyle.al” konfirmuan muaj më parë se Aurela Hoxha solli në jetë fëmijën e saj të parë. Modelja dhe partneri i saj u bekuan me një djalë, por këtë lajm preferuan ta mbanin sekret deri në 29 Korrik.

Më herët, teksa ishte e ftuar në një emision shqiptar, Aurela Hoxha foli për herë të parë për partnerin. Kur u pyet se çfarë fjale i thotë atij në mëngjes sa zgjohet përgjigjja e Aurelës ishte:

Zgjohu beb, se m’ka marrë malli

Modelja rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në takimin e parë dhe kur u pyet për vendin tregoi:

“Në buzë, në buzë, në buzë”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Lexo edhe:   Moment plot emocione të forta, Rudina me shoqërues special në altar (VIDEO)