“Çfarë hipokrizie! Saimir Hoxhën e shpallët dëshmor, por për disa vite i refuzuat gradën dhe e degdisët se kishte punuar për Jozefina Topallin”

562

Qeveria shpalli “Dëshmor të Atdheut” Saimir Hoxhën, nënkomisarin që humbi jeten ditën e djeshme në krye të detyrës.

Por gazetari Flamur Vezaj ka shpërthyer në akuza ndaj zyrtarëve të lartë të Policisë, për të ciliët thotë se nuk e respektuan të ndjerin sa ishte gjallë.

Ai thotë se po këta zyrtarë që sot e nderuan dhe e shpallën “Dëshmor”, për vite me radhë i refuzuan gadën dhe e degdisën në disa sektorë sepse kishte punuar me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Po si nuk keni turp!

E shpallet deshmore! Shume mire bete se ra ne krye te detyres dhe kete e thote edhe ligji! Por si nuk e respektuat ligjin dhe te ndjerin e shume te tjere si ai, kur ishin gjalle! Cfare hipokrizie!

Nuk e kuptoje si nuk i vjen turp disa zyrtareve te larte te policise qe bejne homazhe sot nderkohe qe jane po ata qe per disa vite ia refuzuan graden te ndjerit! Jo vetem qe ja refuzuan graden por e bene me njolle duke e degdisur ne disa sektor, vetem per kohen qe ka punuar me Topallin dhe e quanin te partise tjeter!

Po sa punonjes te policise qe nuk kane njohje me zyrtare te policise e te partise i refuzonin graden me arsye qesharake prej vitesh! E kur bien deshmor, thoni, ishte i “ndershem e profesioniste”, e nderkohe nuk e greadonit se nuk ka lidhje e njohje me pushtetin!

Pra nje Sa-i-mir bie deshmore dhe po te njejten dite nje Sa-i-mir tjeter fiton “pafajesi” nga drejtesia e re

#NgushellimeFamiljesDheKolegeveTeSaimirit#

#LavdiDesh moreveDheRespektoniPolicetSaJaneGjalle#

Lexo edhe:   Analisti serb: Kosova nuk është e jona, ato janë rrena sërbe!