Ana e panjohur e së shkuarës së Aldi Ramës: Pa me sytë e tij babain t’i priste gjymtyrët me motorsharrë nënës

Dëshmitarët thonë se fëmijëria e Aldi Rames ishte e trazuar edhe nga një akt makabër të cilin ai e ka parë më sytë e tij kur ishte vetëm 9 vjeç.

Në prill të vitit 2009, ku familja Rama kishte emigruar, në sy të dy djemve të tyre, Rufan Rama e ka keq trajtuar bashkëshorten në mënyrën më çnjerëzore. Fillimisht ai e ka goditur me thikë në qafë dhe më pas ka marrë një motorsharrë dhe me të i ka prerë pjesët e parakrahut dhe të këmbëve.

Aldi në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç, ndërsa vëllai i tij 11 vjeç. Të dy dëshmitarë të një akti ekstrem ndaj nënës së tyre. Pas ngjarjes së rëndë, Rufan Rama ishte larguar nga shtëpia duke marrë me vete dhe dy fëmijët.

Për një kohë të gjatë Valbona nuk ka pasur dijeni për vendndodhjen e fëmijëve të saj, ndërsa vetë i është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale për të riparuar dëmtimet fizike që pësoi, shkruan Top Channel.

Në vitin 2012 ajo kërkon ndihmën e drejtësisë për t’u ndarë nga bashkëshorti dhe për të marrë kujdestarinë e dy djemve të saj. Gjykimi u bë në mungesë të Rufan Ramës dhe gjykata i dha të drejtë. Ajo sot nuk ka folur për ngjarjen ku u përfshi i biri, ndërsa i ati Rufan Rama i cili ka nisur një jetë të re në Greqi ka folur në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”.

Gjurmët e jetës së trazuar duken qartë edhe në tatuazhet që 21-vjeçari kishte bërë në trupin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...