A do pranonte nëse vajza do t’i martohej me një djalë nga PS? Ish-deputetja e PD-së jep përgjigjen e fortë

269

Ish-deputetja e PD-së, Albina Deda, ishte e ftuar dje në emisionin ‘Vizioni i pasdites’ sëbashku me vajzën e saj. Ato nuk iu shpëtuan edhe pyetjeve pikante gjatë emisionit.

E pyetur nëse e ka vendosur nëse bashkëshortin do e marrë nga PS apo PD, modelja bukuroshe është shprehur se kjo është një shaka mes saj dhe të ëmës. Më tej Ada ka thënë se nuk e ka vendosur këtë pjesë ende.

“Kjo është më shumë një shaka mes meje dhe mamit, e kam shpjeguar. Nuk e kam vendosur. Me bindje politike jam e djathtë 100%”, u shpreh Ada.

Më tej nëna e saj tregon se në moshën 5 vjeçare Ada ka qenë në Rrëshen, në fushatën e 2005 dhe ka pritur Sali Berishën. Ai e ka marrë në krahë dhe kanë bërë dhe foto.

E pyetur nga moderatorja nëse Ada do dashurohej me dikë nga partia kundërshtare, si do reagonte? Nëna e saj ka thënë se është diçka që ndodh. Ndërsa Ada theksoi që do e zgjedhë nga PD që të shmangë konfliktet mes familjeve.

“Do bëjmë punë bindëse me dhëndrin që të na votojë ne. Zakonisht dhëndurët bëjnë pas vjehrrave”, u shpreh Albina Deda.

Lexo edhe:   Këngëtarja shqiptare ‘nuk përmbahet’ ndaj kolegëve: Boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve