“Unë di edhe shumë gjëra”, Rama flet për herë të parë për shpalljen non-grata të Sali Berishës

272

Kreu i shtetit Edi Rama është kthyer nga vizita e tij në Prishtinë për të marrë pjesë në emisionin “Open” në Top Channel me Eni Vasilin.

 

Rama u pyet rreth shpalljes non-grata të ish-liderit politik Sali Berisha dhe për herë të parë ka pranuar të japë koment.

 

Kryeministri theksoi se për shkak të detyrës së tij, di edhe më shumë gjëra rreth Berishës sesa flitet në media. Më tej ai shton:

 

“S’kam asnjë koment për shpalljen e tij non-grata, çdo koment e politizon këtu brenda, ndërkohë që kjo nuk është politikë e brendshme, sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime, imagjinoni sa diktatorë me arka me flori e diamantë mund ta kishin blerë Amerikën. Ata mund të blejnë, por nuk blihen.

 

Lobimi atje janë ca fotografi me kongresmenë, disa prej tyre nuk e kanë haberin kush është Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje…nëpërmjet të gjithë miliarderëve, nuk funksionon kështu sepse po të ishte ashtu do të ishin si ne, si gjithë të tjerët. Nuk ndodh, është një përrallë që ua tregon atyre që e besojnë, duke përfituar nga padija, injoranca. Nuk ndodh.” shtoi më tej Rama.

Lexo edhe:   Dha dorëheqjen krejt papritur, ja kush e merr mandatin e deputetit në vend të Gramoz Ruçit