U nda nga bashkëshorti? Pasi fitoi lirinë, bëhet e gjallë Fjolla Morina. Ja detajet që ngrenë dyshimet e forta

77

Që pas daljes nga paraburgimi, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer në rrjetet sociale.

 

Ajo u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit për “trafikim të armëve dhe municioneve” në Shqipëri.

 

Morina ka postuar një fotografi me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

 

Në të, artistja e njohur shihet së bashku me vajzën e dytë, Alayah, e cila nis klasën e parë.

 

Fjolla zgjodhi një kostum të bardhë për këtë ditë të rëndësishme të vajzës së saj, së cilës i bëri një dedikim: “Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël. Jam shumë krenare me ty. Suksese për ty dhe për të gjithë fëmijët anë e kënd botës”.

 

Ndërkohë, Fjolla dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, kanë ngritur dyshimet e para se mund t’i kenë dhënë fund martesës.

 

Biznesmeni ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në Instagram dhe nuk e ndjek më vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

 

Dyshja u martuan në një ceremoni private në Maldive, ku i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Megjithatë, duket se mes tyre kanë lindur disa probleme që i kanë shtyrë të ndërpresin kontaktet.

 

 

 

Lexo edhe:   Gjyshe për herë të parë, Jozefina Topalli shfaqet me nipin në publik