Po mësonte vajzën të “kalëronte”, kryetari i Bashkisë reagon pas videos: Tani u kujtuan ta publikojnë?

Tre vjet më parë i është bërë një video kryetarit të Bashkisë së Banja Lluka, Drashko Stanivukovic, ku tregohet se po mësonte një vajzë ” të hipte mbi një kalë”.

Videoja që qarkullon në internet është bërë tre vjet më parë dhe nuk është regjistruar në Administratën e Qytetit.

Ai gjithashtu ka shtruar pyetjen se pse videoja që është bërë tre vjet më parë është publikuar tani.

“Pse jo gjysmë viti më parë ose një vit më parë, ose për njëzet ditë? Sepse sot po flasim për aferat më të mëdha që tron ditën Republikën Srpska.

Afera më e madhe në 20 vitet e fundit, dhe qëllimi është të largohet vëmendja nga ajo temë”, ka thënë Stanivukovic.

Ai kujton se fokusi duhet të jetë në temën, e cila është oksigjeni që u jepet pacientëve në Kujdesin Intensiv.

Kujtojmë se një video është shfaqur në internet ku shfaqet një vajzë në zyrë e ulur në shpinë të Drashko Stanivukovic, ndërsa kryetari i bashkisë së Banja Lluka në Bosnjë dhe Hercegovinë, “po e mëson atë si të kalërojë”.

Stanivukovic thuhet se njihet ndryshe si një adhurues i madh i kuajve, kështu që mund të supozohet se kolegia e tij ishte më i interesuar në “mënyrën sesi udhëton kjo kafshë fisnike”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...