“Paradite ‘invalid’ e lypës dhe masdite balerin për “Dancing with the stars”, gazetari demaskon lypësin e qytetit (video)

194

Gazetari Klod Zhivani ka sjellë në vëmendjen e publikut rastin e një qytetari shkodran i cili ditën prezantohet si “invalid” teksa kërkon lëmoshë rrugëve të Shkodrës, ndërsa natën heq patericat dhe shijon muzikën në lokalet e qytetit.

Në një video të publikuar nga vetë ai ky person shihet teksa bërtet dhe kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët të prekur nga ajo çfarë shohin i japin disa qindarka.

Gjithashtu në pamjet e sjella ga gazetari po i njëjti person natën shihet teksa kërcen sikurse mos kishte asnjë problem dhe shijon muzikën në lokalet e Shkodrës.

“Paradite “invalid” e lypes, masdite balerin. Ne Shkoder e njohin tan qyteti per te vetmen arsye sepse te trishton me britmat e tij. Therret e bertet ne mes te rruges sikur ka tana fatkeqesite e botes. Shqeteson cdo kalimtar e cdo njeri ne lokale, ne pune apo shtepi. Ne darke, kthehet ne balerin. I denje per “Dancing with the stars”.

Policia e rendit po run facebook-un ndersa policise bashkiake i kalon poshte dritareve te Voltanes. I nxjerr gjumin edhe punetoreve te bashkise. Qytet qe vazhdon e flen. Qeveria e bashkia vazhdojne tia helmojne gjakun me valium”, shkruan Zhivani.

Lexo edhe:   3 triparet që tregojnë se do të bëheni të pasur, zbuloni mos gjeni veten në listën me fat