“Nuk thirri mama, fjala e parë që tha ishte top”, njihuni me fenomenin 8-vjeçar të futbollit (VIDEO)

138

Futbolli është ëndrra e shumë fëmijëve, por të paktë janë ata që kanë mundësinë të bëhen pjesë e tij. Ylli Bekteshi është një ndër ata fëmijë që kanë spikatur në këtë fushë.

8-vjeçari nga Kosova është konsideruar si një prej talenteve më premtues. Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, babai i vogëlushit, Valoni, foli rreth pasionit të madh të djalit.

Ai deklaroi se Ylli është aq i apasionuar saqë mban rreth 60 uniforma futbolli, dhe ka më shumë 30 topa. Ndër të tjera, ai tregoi dhe një detaj mjaft interesant.

Fjala e parë e Yllit nuk ka qenë as mami dhe as babi por fjala “top”. “Fëmijët zakonisht thonë mami ose babai, por për Yllin ka qenë fjala “top”.

Dhe sa herë shikonte një top, bënte me duar se donte ta kishte“, tha i ati, Valon Bekteshi.

Lexo edhe:   Ardit Gjebrea SHOKOHET nga ajo që dëgjon: Kam shkuar me shefen, ajo më mësoi…