“Në kohën time, feta e bukës binte në tokë por nuk hidhej. Shëroheshim me kompresa me uthull, ja dolëm për bukuri mes morrave!”

349

Në kohën time klasa përbëhej nga 40 nxënës, (ose 52 që ishte maksimumi). Në kohën time, ishe dyshe në banke, por dhe treshe.

Në kohen time nuk kishte pan demi, po kishte një morr që të kërciste nga koka shokut e direkt tek koka jote. Në kohën time, dilje në orën 07:30 e ktheheshe në shtëpi në orën 13:00.

Nuk na sillte as mami, as babi, as gjyshi dhe as makina, por këmbët tona. Në kohën time klasa ishte me fat nëse nuk kishte asnjë xham të thyer dhe nëse ajo soba atje në cepin e klasës, ishte e ndezur.

Në kohën time, banjot ishin si banjo publike sa shpesh merrje vendim që të duroje deri në shtëpi. Në kohen time, duart i kishim me shkumës dhe ashtu qëndronin derisa të shkoje t’i laje në banjo.

Në kohën time mbaj mend se u dha lajmërimi “Kujdes nga Si da”. Dhe ne, fëmijët, kur shikonim gjilpëra në toke bërtisnim “Sidaaaaaa “.

Në kohën time vinin nëpër klasa disa njerëz që na mesonin se duhet të lanim dhëmbët dhe se si duhet të përdornim furçën.

Ne kohën time, feta e bukës të binte në tokë por nuk hidhej, thjesht pastrohej dhe dëgjohej fjalia: Hajd se shëndet të bëhet.

Në kohën time sëmureshe me 40-të dhe pije atë analginen e shpifur e cila shoqërohej me fjalinë “Kujdes se mos e vjell se është e fundit”.

Dhe shëroheshim për bukuri. Ca kompresa me atë erën e uthullës dhe kaq! Në kohën time kishte zgjebë, por nuk na kapte kurrë. Nuk mbanim as maska as dizifektantë. Nuk mbanim distanca.

Lexo edhe:   Uau/ A e dinit që fatin e keni të shkruar te gishti i vogël- Zbulojeni tani si do t’ju shkojë jeta

Orët ishin njësoj: 45 minuta. Në kohën time, gërmoje me dorë gropën dhe luaje topa gropash. Në kohen time topi binte në ujë e pastaj në dhe, e bëhej me baltë. Nuk kishim facoleta të lagura, por kishim bluzë.

Djersa thahej vetë. Dhe ja dolëm për bukuri! Ashtu të zhgrryer nëpër banka, tabela, shkumsa, baltra, djersë, me morra e pa morra, ja dolëm. /Elma Dorezi