“Më lë të futem me mamin”: Polici bllokon dy vajzat, njëra nuk duron më dhe e godet (VIDEO)

132

Një inci dent ka ndodhur mesditën e sotme mes familjarëve të një pacienteje që po shtrohej në spitalin Co*vid1 dhe policisë.

Dy të afërmet e një gruaje që sapo u shtrua në spital për shkak të ko ronavir usit, kanë tentuar që të futen në ambientet e spitalit bashkë me të, gjë që është tërësisht e ndaluar.

Nisur nga rrethanat e krijuara, një efektiv policie që shërben te dera e këtij spitali, ka ndërhyrë për ndalimin e futjes së dy të rejave në ambientet e brendshme, por ka hasur në kundërshtimin fizik të tyre.

Madje, njëra prej tyre, pikërisht vajza e veshur me të zeza, ka qëlluar policinë duke kërkuar të futet brenda.

Situata është qetësuar pasi në vend kanë ardhur edhe punonjësit e tjerë të sigurisë së spitalit.

Lexo edhe:   Mbushen spitalet Covid, rritet numri i pacientëve në ...