“Jeni plehra të neveritshme”, Kejvina Kthella shpërthen pas këtij komenti që mori në statusin e saj

Kejvina Kthella ka qenë një nga personazhet që ka reaguar rreth lajmit për ngjarjen e rende e 17-vjeçares nga Fushë-Kruja nga 6 persona. Dy prej tyre kishin dalë nga burgu dhe e kishin keq trajtuar sërish dhe kjo e bëri edhe më tronditëse ngjarjen.

 

Kejvina u shpreh e tronditur nga ngjarja, sidomos sa i takon Policisë së Shtetit, ku pasi 17-vjeçarja bëri denoncimin e kishin cilësuar si të sëmurë mendore dhe i kishin thënë të ikte nga vendi.

 

“Jeni plehra të neveritshëm. Ju jeni mbështetësit e parë të këtyre plehrave. E keni mendjen të vidhni jo të bëni punën tuaj!- shkroi e revoltuar Kejvina.

 

Mirëpo, dikush jo vetëm nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur por e ka ofenduar rëndë modelen. ” Kur bën dhe ti si e ndershme!”– shkruhet në mesazhin për Kejvinën e cila nuk përtoi ta ndante me ndjekësit e saj. Kejvina iu eshte përgjigjur me ironi ndjekësit.

 

Një mentalitet i tillë ekziston në masë në shoqërinë tonë, ku gjithnjë e më shumë po zbardhen ngjarje të rënda, sidomos me vajza të mitura. Të shohësh këtë mentalitet të kultivohet edhe tek të rinjtë është e trishtë dhe e bën betejën për ta ndryshuar edhe më të vështirë.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...