Edi Rama: Kam një keqardhje të madhe për Berishën, simbol turpi që e shkula unë…

300

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për ish-liderin e Partisë demokratike ndjen një keqardhje të madhe. I ftuar në “Open”, Rama tha se Sali Berisha është symbol turpi pë rata që e kanë mbajtue për 30 vite, por që ai ia kishte dalë mbanë që ta shkulte.

 

I pyetur se cilin preferon si kundërshtar, Berishën apo kryedemokratin Lulzim Basha, Rama tha se sherri në Partinë Demokratike është një sherr brenda një familjeje të shturur dhe nuk ia vlen të merresh me të.

 

“Kam shumë keqardhje për atë zotërinë të them të vërtetën që e kemi mbajt 30 vjet vërdallë. Është një simbol i turpit tonë të përbashkët që e kemi mbajtur 30 vjet, i atyre që e kanë mbjetur se unë kam bërë çmos që ta shkul dhe më në fund ia dola. S’kam asnjë preferencë për kundërshtar, është një sherr i një familjeje të shthurur,”- tha Rama.

Lexo edhe:   Basha ngatërroi datën e përfundimit të pelegrinazhit, Rama poston foton e ...