E trishtë! Shkojë në urgjencë rreth orës 19:00, mësuesja humb jetën. Familjarët fajësojnë mjekët

139

Pogradec: Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit. Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve. Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses.

Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

Lexo edhe:   Kapet nga Policia rreth 1 ton kokainë