Çfarë po ndodh me ‘Facebook-un’ e Ramës? Faqja e kryeministrit shfaq probleme

Faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama në ‘Facebook’ shfaqi mëngjesin e sotëm probleme. Postimi i parë i cili kishte lidhje me afganët në Shqipëri në momentin kur klikohej shfaqej e bllokuar. Fotoja më poshtë tregon se çfarë shfaqet në kompjuter, kur duam të shikojmë postimin e shfaqur.

 

“Kjo faqe nuk është e disponueshme. Lidhja (linku) mund të jetë e prishur, ose faqja mund të jetë hequr. Kontrolloni nëse lidhja (linku) që po përpiqeni të hapni është e saktë”- lexohet teksa tentohet që të futet në faqen e kryeministrit për të parë postimet.

 

Nuk dihet nëse ky bllokim ka ardhur për shkak të ndonjë problemi që është hasur në faqen e Ramës, nga hackerat, mirëpo nga telefoni faqja e tij hapet normalisht. Ndërkohë kreu i qeverisë vazhdon të postojë në faqe dhe pse kur klikohet nuk mund ta aksesojmë.

 

Nga ana tjetër rrjetet e tjera sociale të Ramës, si Instagram apo Twitter, vazhdojnë të jenë funksionale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...