Në ditën e lindjes, Noizy zbulon se çfarë i ka mësuar një plak i mençur

90

Reperi shumë i dashur nga publiku, Noizy feston sot ditëlindjen. Ai mbush 35-vjeç dhe padyshim urimet kanë qenë të shumta.

Mirëpo, pak më parë, ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me një kostum elegant, teksa ka pozuar pranë një makine luksoze të tipit ‘Rolls Royce Ghost’.

“Një plak i mençur më tha, mos debato me budallenj sepse dikush në distancë nuk mund ta dalloj se kush është kush”, ka shkruar Noizy krahas fotos. Ndërsa komente kanë qenë nga më të ndryshmet nga miqtë dhe fansat e reperit.

Sa i përket muzikës, Noizy solli një projekt në muajin korrik në bashkëpunim me Dhurata Dorën. “Mi Amor” u kthye menjëherë në hit dhe deri më tani ka mbledhur 40 milionë klikime në YouTube.

Lexo edhe:   Ronela Hajati Qenka Nuse Për Shtëpi, Ka Bërë Të Tërë Pajën Gati: Tani Më Duhet Vetëm Burri