Harresa Xhamise se Plumbit ! Edhe kete dimer do ta kaloje me permbytje, marreveshja e 6 janarit akoma ne leter

121

Edhe kete dimer Xhamia e Plumbit ne Shkoder do te jete nen meshiren e permbytjeve !

Pas marreveshjes se nenshkruar per restaurimin e saj me daten 6 janar ne Turqi mes Ministres se Kultures, Elva Margariti dhe Ministrit Turk te Kultures Mehmet Nuri Ersoy, i vetmi ndryshim qe eshte bere ka te beje me vendosjen e nje tabele , ku theksohet se ku objekt eshte monument kulture i kategorise se pare !

Tabela mban mbishkrimin e Institutit Kombetar te Trashegimise Kulturore dhe Ministristrine e Kultures ! Sipas kesaj marreveshje, do të ndërtohet minarja e Xhamisë së Plumbit, do të rinovohet mbulesa e plumbit,

do të realizohen punime suvatimi dhe druri e gjithashtu synohet të ndërtohet një sistem për parandalimin e përmbytjes së xhamisë. Keto saktesohen ne protokollin e Ministrise se Kultures se Shqiperise dhe Ministrise se Kulture se Tirqise.

Ne vazhdim te ketij proçesi, me daten 18 mars te ketij viti, Xhamine e Plumbi e vizitoi vete Kryeministri, Edi Rama, ku theksoi rendesine e marreveshjes me Turqine per kete objekt, pasi perveç financimit do te kontribuohej edhe nga ana teknike me specialist !

Por 7 muaj pas kesaj vizite, asgje nuk ka levizur ne Xhamine e Plumbit ! Ajo serish do te vazhdoje te permbytet gjate reshjeve te dimrit edhe kete vit siç ka ndodhur çdo dimer gjate 30 viteve te fundit ! Deri tani gjithçka ka mbetur ne kuadrin e marreveshjeve per restaurim dhe ceremonive ne Tirane,

Turqi e Shkoder si dhe premtimeve per te nderhyre sa me pare ! Kjo na kujton historine e 3 dekadave te fundit kur eshte premtuar me dhjetra here per zbatimin e nje projekti qe ta mbroje xhamine e plumbit nga permbytjet, por gjithçka ka mbetur vetem premtime !

Lexo edhe:   I hyri frika mesa duket.../ Rama i dha 100 ditë kohë, Ardi Veliu mbledh me urgjencë drejtuesit e Policisë së Shtetit

/marre nga Tv1 Channel/