Greta Koçi festoi ditëlindjen dhe mbushi plot 16 vjeç… sërish!

98

Kur përmendet emri i saj, të gjithëve na vjen në mendje batuta e famshme “Greta mbeti 16 vjeç”. Ndonëse ruan ende bukurinë e freskinë, si të ishte vërtetë 16, vitet kanë kaluar dhe Greta Koçi ka festuar 30-vjetorin.

Megjithatë nuk ngurron të lidhë ditën e saj të lindjes me batutën e krijuar, ndaj edhe ka shkruar me humor: “Sapo mbusha 16 vjeç”, krahas fotos me tortën ku edhe qirinjtë tregojnë “16”, duke falënderuar ndjekësit për urimet.

Në këtë përvjetor, urimi që mori vëmendjen ishte ai i motrës së saj, Enit, që zgjodhi fjalët më të ëmbla.

“Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time”, shkroi Eni ndër të tjera, duke na emocionuar të gjithëve.

Ndërkohë, për të festuar 30-vjetorin, Greta mblodhi njerëzit e saj të zemrës, në një festë me muzikë të mirë, dekorin e veçantë në ngjyrë rozë, dhe surpriza pa fund nga të ftuarit.

Lexo edhe:   Sot është një nga femrat më të bukura të ekranit, por nuk do ta besoni si dukej Antonela para famës