Do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”? Albërije Hadërgjonaj zbulon detajet se…

123

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, që po pritet me shumë entuziazë, për shkak të ndërprerjes 4-vjeçare të programit.

Ashtu siç paralajmëroi më herët moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, janë zbuluar pak nga pak edhe konkurrentët, por jo portretet e tyre.

Shumë emra janë përfolur deri më tani si të përzgjedhurit e këtij edicioni, së fundmi edhe emri i këngëtares Albërije Hadërgjonaj.

Mirëpo, këngëtarja vendosi të reagojë për herë të parë dhe të sqarojë një herë e mirë se si qëndron e vërteta. Në një postim të bërë në Instastory-n e saj, Albërija publikoi një foto të një lajmi ku shkruhej se ajo do të ishte një ndër konkurrentet për çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Krahas tij, ajo shkroi: “Nuk është e vërtetë!”, duke shuar një herë e mirë kuriozitetin e fansave të saj.

Ndërkohë, mes personazheve të tjerë të përfolur deri tani për të qenë pjesë e formatit janë: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Riselda Sejdija, Romeo Veshaj, Ema Andrea, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, etj, megjithëse ende nuk ka asnjë konifrmim.

Lexo edhe:   “Kush e bëri këtë?” Luana Vjollcës ia shkatërrojnë Ferrarin gjatë xhirimeve