Cako plas deklaratën e fortë: Ju tregoj se kush është biznesmeni i fuqishëm që fshihet pas Ramës

Konspiracionisti Alfred Cako ka ngritur alarmin se ndikimi i George Soros në botë është aq i madh, sa sipas tij, ai ka projektuar edhe shkatërrimin e Amerikës.

Cako thekson se të njëjtën gjë ai po përpiqet të bëjë edhe në Shqipëri, madje nuk nguroi të thotë se edhe gjuha shqipe mund të zhduket. Këto deklarata Cako i ka bërë pasi komentoi foton e kryeministrit Rama pak ditë më parë me George Soros.

Komenti i Cakos:

“George Soros si përfaqësues i shkollës së majtës në botë ka krijuar atë ‘Black Lives Mater’ dhe ato ‘I can’t breath’, që ishte inskenim. Ky ka projektuar edhe shkatërrimin e Amerikës që mund të jetë një skenar ogurzi për t’i futur në luftë civile racat.

Përpiqet që të përziejë racat dhe atë linjën e vet mundet ta ruajë. Ky po përpiqet ta realizojë edhe në Shqipëri duke sjellë të huaj dhe duke sjellë raca të reja dhe mundësisht të zhdukë edhe gjuhën shqipe.

Duke ndodhur kryqëzime të tilla mund të ndodhë edhe që të zhduket gjuha shqipe, e cila është e vetme e këtij lloji në botë, se shqipja nuk ka rrënjë të përbashkëta me asnjë gjuhë.

Ky i mëson këta në shkollën e së majtës si të drejtojnë lokomotivën, por nuk e dinë se ku i çon kjo lokomotivë dhe më pas i fusin si tritol në shoqëri për të shpërthyer. Kjo foto tregon që ky i gjati është shërbëtor i të shkurtit në lidhje me Shqipërinë dhe çdo gjë nuk e bën për popullin, por për atë”, u shpreh Cako.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...