Vjen “konfirmimi” i pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, Arbana Osmani e takon personalisht aktoren e njohur (FOTO)

Një nga emrat e përfolur se mund të jetë pjesë e “Big Brother VIP” është edhe aktorja e njohur Ema Andrea.

Megjithatë, nuk ka patur asnjë konfirmim, as nga aktorja, e as nga stafi i “Big Brother”, që ka zgjedhur që të mos konfirmojë asnjë nga emrat deri më tani.

Por, fotot e publikuara së fundmi nga “Panorama Plus” duket se kanë pohuar atë që thuhet në media. Ditët e fundit, Ema është fotografuar në një nga baret e Tiranës në shoqërinë e Arbana Osmanit.

Kjo ka nxitur më shumë dyshimet se pas takimit të tyre fshihet pjesëmarrja e Emës në reality shown e njohur. Kujtojmë se mediat kanë raportuar se transmetimi do nisë më 1 tetor, por deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Arbana ka treguar se këtë vit do ketë dy netë live, që janë e marta dhe e premtja. Sakaq, ende nuk kanë zbuluar asnjë konkurrent, por në media çdo ditë raportohet për personazhe që do bëhen pjesë e reality-showt.

Mes personazheve të përfolur deri tani për të qenë pjesë e formatit janë: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Robert Aliaj, Romeo Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Robert Berisha, Rudina Demneri.

Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...