“Shqipëria nuk është e varfër”, Edi Rama në kanalin francez: Jemi mes vendeve më pak të pasura, po ecim përpara

Kryeministri Edi Rama zhvilloi nga Nju Jorku, ku dje foli në Asamblenë e Kombeve të bashkuara, një intervistë kanalin francez TV5 Monde, ku preku çështje të ndryshme.

Rama e cilësoi si ngjarje historike vendin në Këshillin e Sigurisë duke shtuar se “jemi një vend i vogël, por kemi ide shumë të qarta, do të bëjmë gjithçka duhet, për të çuar përpara bashkë me të tjerët objektivat e Kombeve të Bashkuara”.

I pyetur për sfidat me të cilat ndeshen shqiptarët në vendin e tyre, i cilësuar nga emisioni francez si “një nga më të varfrit në Europë”, kryeministri u përgjigj duke saktësuar se: ”Nuk jemi ndër vendet më të varfra.

Jemi ndërmjet vendeve më pak të pasura, dhe këtu ka një ndryshim, sepse kur ju flisni për një varfëri, kjo u jep teleshikuesve tuaj idenë e një vendi të varfër në ndonjë kontinent të largët.

Ne jemi ndër më pak të pasurit, por po ecim përpara. Jemi një vend evropian në mes të Europës, kemi probleme, përpiqemi t’i zgjidhim, bëjmë reforma, rruga është e gjatë, por jemi në drejtimin e duhur.

Pa dyshim, përndryshe Këshilli Evropian nuk do ta kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë”, deklaroi kryeministri i shtetit shqiptar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...