Sali Berisha zbulon për her të parë planin e fshehtë Rama-Basha-Sorros

142

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, rezultati i nismës “Ballkani i Hapur” është ajo që po ndodh sot pranë kufijve të Kosovës, ku Beogradi ka dislokuar ushtrinë me tanke dhe bombardues.

Berisha sulmoi kryeminstrin Edi Rama që u bë palë me presidentin serb Vuçiç, duke i hapur rrugë nismës që parasheh shndërrimin e Serbisë në superfuqi në rajon, ndërsa ajo që e pëson është Kosova.

Lideri historik demokrat kritikoi edhe heshtjen e Lulzim Bashës, të cilin ai e quan ish-kryetar i PD.

E keni dëgjuar PD-në të thotë një fjalë për mini-schengenin, për Ballkanin e Hapur? Ja ku janë rezultatet, janë tanket dhe bombarduesit e Beogradit në kufijtë e Kosovës dhe heshtja e varrit ndaj projekteve të George Soros, e Edi Ramës, por mjerisht edhe e ish-kryetarit të partisë, Lulzim Basha. Pse, komb jetim jemi ne? Jo.

Ne vetes do t’i dalim zot. Kosova u shpall e pavarur, u dyfishua fuqia kombëtare. Si t’ia bëjmë tani që ta pjestojmë, të bëhemi me Beogradin dhe Shkupin dhe ta rrethojnë Kosovën me klika armiqësore siç bën Edi Rama dhe siç hesht kryetar i Partisë Demokratike.

Ballkani i Hapur vjen në kundërshtim të qartë me Nismën e Berlinit. Nisma e Berlinit është nisma e BE që kërkon të na përgatisë ne për anëtarësim. Ku dallojnë me njëra-tjetrën? Nisma e Berlinit bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta, 6 shtete të barabarta.

Ndërsa Ballkani i Hapur, me hegjemoninë serbe mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi. Çfarë do të bëjmë ne në këto kushte? Do të bëjmë gjithçka të ngrihemi në këmbë dhe të bashkohemi”.

Lexo edhe:   Ish krahu i djathtë del kundër Sali Berishës dhe mbron Lulëzim Bashën, ja arsyeja pse