Ish-missi shqiptar ia plas në sy gazetarit në studio: Mos je edhe ti gay? (video)

115

Në puntatën e radhës te emisionit #EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Isai dhe ish miss-i Silvana dikur janë përplasur virtualisht, pas një deklarate qe Silvana Bushati ka bërë për LGBTI, rreth një vit më parë, po në RTV Ora dhe po me gazetarin Ronaldo Sharka.

Ajo thoshte se nëse fëmija i saj do ishte gay, nuk do e pranonte. Ndërsa Isai reagoi nëpërmjet një statusi një vit më parë ku e quante Silvanën mis të konservuar etj etj.

Silvana e solli në vëmendje këtë përplasje qe ato kanë pasur nga rrjetet sociale duke shkaktuat debat në studio:

Myzyraj: Asnjë ofendim nuk i kam bërë Silvanës, përtej se i kam thënë Silvanës është turp të jesh edhe miss edhe konservatore sepse ashtu është.

Bushati: Është mendimi jot.

Myzyraj: Këtë gjë kam thënë unë dhe i qëndroj pikë ëpr pikë asaj që kam thënë për Silvanën dhe për disa mendime periferike që ka ajo.

Bushati: Nëse do të ishin mendimet e mia periferike, vaj halli çfarë do të ishin mendimet e tua.

Myzyraj: Mendiemet e tua janë të tmerrshme, janë nxitëse urrejtjeje ndaj një komuniteti të caktuar në Shqipëri, janë mendime që nuk kanë pikë lidhje me botën ku jetojmë.

Bushati: Ti je përfaqësues i tyre mesa duket përderisa po e merr kaq shpirtërisht. Nëse je të jap shumë të drejtë, në se s’je atëherë prano mendimin time dhe respekto mendimin tënd.

Myzyraj: Nëse jam unë apo nuk jam ty nuk të hyn fare në punë ky muhabet, po përqendrohu te argumentet e dhëna nga unë dhe kundërshtoji nëse mundesh.

Ndiqni emisionin e plotë për më tepër:

Lexo edhe:   Kishte vite që e priste, Rudina Magjistari e merr lajmin e mirë në prag festash