I vdiq vëllai nga Covidi, Mira përlot publikun: Erdha tek E Diela Shqiptare dhe hoqa zinë…

226

Historia e Kristianës ka prekur të gjithë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila tregoi se pavarësisht se mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë jetë pasi vuante nga një sëmundje gjaku gjatë shtatzënisë, ajo nuk u dorëzua dhe ia doli të lindte djalin shëndoshë e mirë dhe ajo të gëzojë një shëndet të plotë.

- PUBLICITET -

Kristiana ka treguar tezja e burrit të saj ia ka shpëtuar jetën, pasi ajo e mori në Itali dhe u kujdes për të si ta kishte pjesë të familjes. Ajo kishte dëshirë që ta surprizonte sot në emision dhe ta falënderonte për mbështetjen e madhe që i ka dhënë dhe për faktin se i ka shpëtuar jetën.

Tezja e burrit të saj që quhet Mira, vjen në emision dhe duke ditur që asaj i pëlqen gatimi, moderatori Ardit Gjebrea i vendosi një tavolinë para me brumë për të hapur petët e byrekut dhe për të hequr emocionet.

Mira ka treguar e përlotur se sot ishte dita kur ajo ka hequr zinë e të vëllait që ka vdekur nga Covid-19 10 muaj më parë. E kjo për hir të pjesëmarrjes së saj tek E Diela Shqiptare.

Ardit Gjebrea: Mos ki merak që po të rri afër sepse unë kam kaluar dhe Covidin dhe jam vaksinuar. Kështu që jam i mbrojtur me Covidin që kam kaluar dhe me dy vaksinat, i bie që të jem 3 herë i shpëtuar.

Mira: Ardit unë kam humbur vëllain 10 muaj më parë dhe sot është hera e parë që unë heq rrobat e zeza (përlotet) dhe sot thashë që të ndërroj një faqë dhe të dal në një tjetër. Për mua ka qenë një njeri që ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë, për dy javë Covidi nuk e fali, fali mamin tim që është shumë e moshuar dhe ai nuk ia doli.

Lexo edhe:   Kjo grua e paguan një burrë 2200 euro. Arsyeja pse e bën, do ju lërë pa fjalē!!!

Unë ruaj të gjitha gjërat e bukura, mesazhet e tij dy ditë pa ndërruar jetë që më ka shkruajtur “Mira çfarëdolloj gjëje që të ndodhë mos u mërzit”. Unë me vdekjen e tij fillova hapa një faqë kuzhine në Instagram, gatuaj të gjitha gjërat që e di se atij i pëlqenin, kështu që kuzhina më ka lidhur më tepër me të sepse unë dhe vëllai ishim dy persona që në çdo festë kemi gatuar bashkë. /tvklan.al