Historia e familjes Kola, nusja fut në burg të gjithë familjen

279

Gazetari i “ABC” Aldo Kozarja sjell një histori nga fshati Domë në Kavajë. Ai ishte në familjen e Nazif e Lule Kolës.

- PUBLICITET -

Dy prindër që kanë sjellë në jetë pesë fëmijë tre djem dhe dy vajza. Vajzat janë të martuara, ndërsa dy nga tre djemtë janë në burgun e Zaharisë. Si pasojë e konfliktit që njëri nga dy djemtë ka pasur me gruan. Por ky konflikt është thelluar pasi bashkëshorti i Norës, nusja e shtëpisë përfundoi në burg si pasojë e denoncimit të bërë nga Elenonora.

Djali i tretë për të shmangur konfliktin iku në Itali. La prindërit, për t’u shpëtuar denoncimeve të kunatës. “Mua s’ma merrte mendja, 13 vjet” thotë Nazif Kola që tregon si nisi e gjithë historia. “Ajo tha dua shtëpitë, dua tokat. Dua të iki në Tironë. Ky ka qenë sherri jonë. Jam keq trajtuar nga nusja, me quan budalla” thotë ai.

Lule Kola 61 vjeçe tregon arsyet e burgosjes së saj dhe bashkëshortit. “Djali filloi sherrin. Tha unë nuk hap çezme, do marr ujë të ju. Ky i tha sot të jap unë. Nëse vëllai s’të jep. Djali tha unë iu fus në burg t’iu marr shpi e tokë. Tentoi ti merrte jeten babas… I thashë nuses sherri nisi prej teje. E shuam” rrëfen ajo.

Per me teper ndiqni historine ne video:

Lexo edhe:   Lulzim Basha rrëfehet si rrallëherë, tregon sikletin që ka pasur me nënën