Duket si film, por ka ndodhur vërtetë! Si nusja futi në nurg të gjithë familjen… (VIDEO)

133

ABC sjell një histori nga fshati Domë në Kavajë, aty ku jetojnë Nazif e Lule Kola. Dy prindër që kanë sjellë në jetë pesë fëmijë: tre djem dhe dy vajza. Vajzat janë të martuara, ndërsa dy nga tre djemtë janë në burgun e Zaharisë.

Si pasojë e konfliktit që njëri nga dy djemtë ka pasur me gruan. Por ky konflikt është thelluar pasi bashkëshorti i Norës, nusja e shtëpisë, përfundoi brenda si pasojë e denoncimit të bërë nga Elenonora.

Djali i tretë, për të shmangur konfliktin iku në Itali. La prindërit për t’u shpëtuar denoncimeve të kunatës. “Mua s’ma merrte mendja, 13 vjet”, thotë Nazif Kola që tregon si nisi e gjithë historia.

“Ajo tha dua shtëpitë, dua tokat. Dua të iki në Tironë. Ky ka qenë sherri jonë. Jam trajtuar shume keq nga nusja, më quan budalla”, thotë ai. Lule Kola, 61 vjeçe, tregon arsyet e burgosjes së saj dhe bashkëshortit.

“Djali filloi sherrin. Tha unë nuk hap çezme, do marr ujë te ju. Ky i tha sot të jap unë. Nëse vëllai s’të jep. Djali tha unë iu fus në burg, t’iu marr shpi e tokë. Tentoi të eleminonte babanë… I thashë nuses sherri nisi prej teje”, rrëfen ajo.

Një ditë pas sherrit, Eleonora denoncoi vjehrrin dhe vjehrrën. “Ma morën plakun, fut e bjer gjithë rrugës. Ka denoncuar nusja që më ‘ka kapur vjehrri’. Qëndroi 4 muaj e 2 javë.

Ajo ka paguar para për të na futur brenda”, thotë e moshuara. Gjatë kësaj kohe 61-vjeçarja tregon se nuk ka qenë në Itali për të punuar, dhe se burgosjen e burrit e mori vesh dy ditë para se të lirohej.

Lexo edhe:   Shqiptarit i hapet valixhja në aeroport, policët habiten me shumën e parave brenda saj