Arbana Osmani publikon padashje ose me dashje, atë që do të ndodhë natën e parë të Big Brother (foto)

151

Numërimi mbrapsht për “Big Brother VIP” ka nisur tashmë me mediat që kanë raportuar se transmetimi i tij nis më 1 tetor teksa nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.

Të gjithë janë sy e veshë për të marrë vesh detaje të reja rreth reality-shoë që i ka munguar ekranit shqiptar prej 4 vitesh. Por, përtej kuriozitetit, produksioni ka vendosur të jetë shumë diskret duke mos zbuluar asnjë informacion.

Ditën e sotme Arbana Osmani ka publikuar në Instagram një foto nga provat që po bëjnë për natën e parë të spektaklit. Ajo shihet e ulur në stol teksa mban skaletën në duar, që “padashje” e ka zbuluar edhe për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Krah fotos, moderatorja shkroi me nota humori “Ne po bëjmë prova, ju Zoom In”, duke i paraprirë veprimit të gjithë ndjekësve. Por, pavarësisht sa mund ta afroni foton në skaletë nuk dallohet asnjë detaji konkret. Madje dhe banorët identifikohen me numra dhe jo me emra.

As këtë herë Arabana nuk ua realizoi dëshirën ndjekësve duke mos zbuluar asnjë sekret nga spektakli. /News 31

Lexo edhe:   Ronela Hajati tregon personin e vetëm që rron brenda saj, të tjerëve iu ka thënë...