Moderatorja e njohur e Ora News, tregoi si e zbuloi që e tradhtonte burri: E kapa te lokali i shoqes (video)

325

Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë momentin që zbuloi se e kishte tradhtuar bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj.

Ndonëse në intervistat e mëparshme ajo ka pranuar se u divorcua për shkak të tradhtisë asnjëherë nuk ka treguar si e zbuloi, deri mbrëmjen e së Premtes në emisionin ‘Glamour Zone’, ku për moderatoren Ester Bylyku, pranoi të tregonte detajet e jetës së saj personale.

Ester Bylyku: E dimë që ish-bashkëshorti të ka tradhëtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh).

Dajana Shabani: “Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren.

Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxora valixhet jashtë dhe ndërrova bravën e derës. Më pas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja divorcin.”/OraNews

Lexo edhe:   Me një video të shkurtër kuptuam sa shumë ngjan Joni me Ardit Gjebrean